Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTNë Shqipëri të heqin me SMS, në Premier League përmes… Twitter

Në Shqipëri të heqin me SMS, në Premier League përmes… Twitter

Që nga 1 korriku, shumë yje të futbollit evropian kanë qenë praktikisht të papunë. Në fakt, fundi i qershorit përkon me skadimin e shumë kontratave që i bëjnë lojtarët të lirë dhe të gatshëm të zgjedhin ofertën më të lartë.

Lojtarët përshëndesin klubet e tyre dhe klubet përshëndesin kampionët e tyre, por kjo nuk funksionon gjithmonë. E di fare mirë Dale Stephens, tani një ish-lojtar i Burnley. Mesfushori i Premier League ka pranuar se e mësoi se ishte përjashtuar nga klubi përmes Twitter. Më keq se në Shqipëri, në këtë rast, të paktën këtu shkarkimet janë bërë deri me SMS…

33-vjeçari iu bashkua klubit të Lancashire në vitin 2020 pasi u largua nga Brighton. Lojtari nënshkroi një kontratë dyvjeçare, por përvoja e tij me Clarets nuk ka shkuar ashtu siç e kishte imagjinuar. Mesfushori, në fakt, bëri vetëm 15 paraqitje në të gjitha garat, sepse aventura e tij në Turf Moor u pengua nga disa dëmtime.

Kontrata e Stephens me Burnley skadoi në fund të sezonit të kaluar dhe klubi, pas rënies në Champions, vendosi të mos i ofrojë një rinovim. Sa keq që drejtuesit harruan t’ia thonë 33-vjeçarit. Ish-Brighton, në fakt, pretendon se nuk është vënë në dijeni për këtë vendim nga shoqëria.

Lojtari, tha për talkSPORT, se lajmin e lamtumirës e mësoi përmes Twitter-it: “Ishte zhgënjyese nga të dyja palët, nuk shkoi siç prisja sepse kur mbërrita për herë të parë isha entuziast për sfidën, por për shumë arsye nuk funksionoi për mua, apo për ekipin e futbollit. Në një farë mënyre, e dija se nuk do të isha atje vitin e ardhshëm. Ndoshta përmblodha kohën time atje, por e zbulova në Twitter se nuk do të merrja një kontratë të re. Ishte vërtet e çuditshme. E imagjinova gjithsesi para se të mbaronte kontrata, por e pashë në rrjetin tim në Tëitter që më kishin zgjidhur kontratën”.

Stephens tani është një lojtar i lirë dhe po stërvitet me ish-skuadrën e tij Brighton ndërsa përpiqet të gjejë një klub të ri. Ndërkohë, Burnley po përgatitet për Championship nën drejtimin e trajnerit të ri Vincent Kompany.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME