Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNë Suk të Rroskovecit/ "Ta gëzoni qëndrën e re shëndetësore, ja tu...

Në Suk të Rroskovecit/ “Ta gëzoni qëndrën e re shëndetësore, ja tu gjejmë dhe mjekun tani” (foto e vidio)

Rroskovec – Miliona lekë për rikonstruksionin e Qëndrës Shëndetësore në Suk, por prej dy vjetësh mungon mjeku i familjes, nuk ka staf, vetëm dy infermierë.

Disa ditë më parë ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në prezencë të kryebashkiakes Majlinda Bufi dhe të stafit mjekësor inauguruan rikonstruksionin e qendrës së shëndetësore në fshatin Suk të bashkisë Roskovec. Inagurimi i kësaj qendre shëndetësore u trumpetua si një tjetër sukses në rrjetet sociale, por banorët e zonës pohuan se në inaugurim morën pjesë stafi mjekësor i qendrës së Roskovecit pasi kjo qendër shëndetësore prej afro dy vjetësh nuk ka mjek familje, në punë janë vetëm dy infermier.


Në ambientet e qendrës së re shëndetësoe gjetëm vetëm një infermier i cili nuk mund të fliste sepse donte urdhër nga lart. Ai na ndihmoi me përgjegjësin e qendrës shëndetësore mjekun Lulash Tomorri i cili na pohoi se kjo qëndër shëndetësore ka mjek familje, kryen vizita një herë në javë, por është me leje të zakonshme dhe ka zëvendësues, një gënjeshtër kjo pasi banërët e hodhën poshtë duke thënë se kami afro dy vjet pa doktor.

Të pyetur banorët e fshatrave Suks1, Suk2 dhe Arapaj që kjo qëndër shëndetësore mbulon të cilët kishin ardhur edhe për tu vizituar nga mjeku i familjes sepse kishte ditën e vizitave pohuan se godina është bërë moderne, por ne kemi nevojë për mjek se kemi afro 2 vjet pa mjek pa godina mirë ishte e kryente punën edhe ashtu si ishte

Po k’ta banorë pohuan se prej 2 vjetësh mungon mjeku, ka vetëm 2 infermierë, për vizita shkojnë në Fier apo Kutalli të Beratit, por rekomandimet duhen nga mjeku i familjes dhe atë nuk e kemi.

Pothuajëse të gjithë banorët sa takuam pohuan se godina është e bukur, por nuk ka staf, mjeku i familjes mungon për afro 2 vjet, do ishte mirë që shuma e lekëve të harxhuara për rikonstruksionin e saj të paguhej një mjek që tu shërbente banorëve të tre fshatrave të kësaj qendre shëndetësore. ALB365/ Xhemil Beharaj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME