AKTUALITETTOP-NEWS

Nga Fieri në krye të Policisë, Skënder Hitaj merr emërimin

Zgjidhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për Skënder Hitën, i cili është drejtor aktual në Policinë e Fierit. Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm, Befort Lamallari, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Skënder Hitaj  në krye të policisë pas postit që mbante në Fier, në zonën elektorale të Belinda Ballukut, ku Partia Socialiste mori 12 mandate.

Më parë, opozita e ka kërcënuar Hitajn se i ka shërbyer Belinda Ballukut duke inskenuar arrestime gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 Majit.

REAGIMI I MINISTRIT LAMALLARI

Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.

Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike.
Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button