Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORENga Irini Qirjako te Elida Janushi, artistët që nuk përfituan pension në...

Nga Irini Qirjako te Elida Janushi, artistët që nuk përfituan pension në 2023

Në ditën e tretë të këtij viti u publikua në Fletoren Zyrtare Vendimi i Qeverisë për dhënien e pensionit të posaçëm për 15 personalitete, 8 prej të cilëve në fushën e artit e 7 të tjerët për kontribute në sport.

Për rezultate të dallueshme në fushën e kulturës dhe arteve, Ministria e Kulturës ka dorëzuar në Kryeministri këto dosje për vitin 2023 :

1. Irini Qirjako (këngëtare)

2. Eva Alikaj (aktore, miratuar)

3. Liza Mark Prenga (këngëtare popull

4. Zerina Kuke (prezantuese)

5. Kujtim Vorpsi (violonçelist)

6. Elida Janushi (aktore)

7. Besim Kurti (regjisor, aktor)

8. Aurel Plasari (miratuar)

9. Dhimitër Gjoka (gazetar)

10. Agim Nebiu (artist i veprave të mozaikut dhe monumentale, për herë të dytë)

11. Dhimitër Lala (për herë të dytë, kineast)

Ndërkaq është miratuar nga dosjet e dorëzuara në vitet e mëparshme edhe dhënia e pensionit të posaçëm për këta artistë:

1. Muharrem Hoxha- aktor

2. Frederik Ndoci- këngëtar

3. Roland Xhoxhi- violinist

4. Suzana Frashëri- soprano

5. Nazmi Hoxha- piktor

6. Ardian Cerga- aktor

Mësojmë gjithashtu se kërkesë në Ministri të Kulturës ka bërë edhe mjeshtri i punimeve artistike Ndoc Tusha, por dosja e tij rezulton e paplotësuar.

Sa i përket emrave që do të përcillen për dhënien e Pensionit të Posaçëm në Kryeministri janë:

1. Shpëtim Kushta (kompozitor)

2. Spiro Duni (regjisor)

3. Eduart Makri (regjisor, ish-drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematografike)

Pensioni i posaçëm shtetëror arrin në nivelin e 80 mijë lekëve në muaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME