Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Nga Meta te Duka”/ Berisha: Ja kush do t’i bashkohet protestës së...

“Nga Meta te Duka”/ Berisha: Ja kush do t’i bashkohet protestës së 7 korrikut!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zbuloi se kush do t’i bashkohet protestës së 7 korrikut.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Berisha konfirmoi se do t’i bashkohet protestës Lëvizja Socialiste për Integrim, si dhe partitë e tjera opozitare, duke përmendur këtu kreun e PAA, Agron Duka.

“LSI do të marrë pjesë, edhe partitë e tjera janë thirrur dhe do të vijnë. Unë di që kanë konfirmuar pjesëmarrjen Agron Duka dhe nuk di ndonjë që nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Rama do të vendosë blindat në Kryeministri, unë i them që të mos merret me blinda. Do ja mbathë në një qytet tjetër. Sa i përket skenarëve, jo çdo gjë mund të thuhet tani”, u shpreh Sali Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME