Ngjarja në Kuman/ Ceremonitë të ndara. Trupi i babit në morg, i mamasë në banesë

Pikëpyetje mbi ceremoninë mortore të çiftit në Kuman të Roskovecit. Ceremonitë të ndara. Trupi i babit në morg, i mamasë në banesë
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Kuman, ku burri vrau bashkëshorten dhe më pas veten, mbeten ende të paqarta detajet mbi ceremoninë e varrimit të çiftit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se trupi i gruas pritet të merret nga të afërmit e saj dhe të varroset në fshatin Allambres të Beratit, vendlindja e saj. Të afërmit e saj dhe fëmijët që.janë kthyer të gjithë nga emigracioni do shkojnë të kryejnë ceremoninë mortore të nënës tyre në Allambrez.


Ndërsa për bashkëshortin, situata paraqitet më e ndërlikuar, pasi fëmijët e çiftit do shkojnë te ceremonia moetore e mamasë. Trupi i babait të tyrw, viktimës nuk është tërhequr nga morgu. Të afërmit e tij do e marin nga morgu e do e kryejnë cwremoninë mortore në fshatin Levan të Beratit.
Ndërkohë, në fshatin Kuman nuk është afishuar ende asnjë njoftim zyrtar për ceremoninë mortore të çiftit.









