Prime këtë të shtunë në “Big Brother Albania Vip 3” nisi me një performancë të Besa Kokëdhimës, me këngën përfaqësuese në Eurovision që quhet “Titan”. Një performancë drithëruese, teksa Besa u shpreh si më poshtë.
“Ne kemi bërë një punë shumë të madhe. Do t’i ftoja të gjithë bashkëkombasit e mi që në 9 Maj të votojnë “Titan”. Kjo nuk është vetëm për mua, por është për vendin tonë.”
Lidhur me kë sheh fituese Besa? Ajo duket se zgjodhi vajzat, teksa tha emrat e dy prej banoreve. “Kam disa të preferuara sepse dinamikat ndryshojnë. Do shkoj me vajzat, me Eglën dhe Heidin”.