Nisin ndryshimet e drejtorëve në institucionet e Fierit

Fier – Të tjera lëvizje dhe emërime drejtorësh në institucione të bashkisë së Fierit. Lëvizje të reja, shkarkime, emërime, riemërime kanë ndodhur këto ditë të fundjanarit të vitit 2025. Fjalët qarkullojnë në koridoret e institucioneve e selisë së PS dega Fier, por që rezultojnë të vërteta.
Emerohet drejtuesi i ri i Spitalit Rajonal ne Fier. Pas doreheqjes se ish drejtorit te ketij institucioni Roel Zoga ne kete detyre eshte emeruar Arben Voja.
Më herët Arben Voja ka mbajtur detyrën e Drejtuesit të Agjencisë së Mjedisit në Fier, Kadastres ,gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Komunës Seman.
Ndryshimet ne drejtimin e institucioneve ne Fier e ka njoftuar disa muaj me pare nga drejtuesi politik i PS Qarkut Fier Belinda Balluku.
Emra te rinje priten te emerohen edhe ne disa institucione te tjera si në Autoritetin Kombetar te Ushqimit flitet se do emërohet Zamir Malasi i cili derimë tani mban postin e drejtorit të Sigurimeve Shoqërore, në Drejtorine e Shendetit Publik flitet se do të emërohet Andjus Olldashi i cili mund të riemërohet po drejtor tek Sigurimet Shoqerore, por që ende nuk është vendosur, Petrit Kanani mund të emërohet në krye të IKMT.