Një nga prezentueset e Festivalit të Këngës në RTSH, do të jetë edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.
“Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, u shpreh aktorja, e cila shtoi se “do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event”.
Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSh do të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor të këtij viti. Festivali në fjalë përshkruhet si ngjarja më e madhe muzikore në vend.