Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një 27-vjeçare.
Siç raportojnë mediat greke, e reja po kthehej nga festa e beqarisë të enjten e kaluar, para dasmës që ishte caktuar më 27 gusht, pra të shtunën.
Një motor që drejtohej nga një shtetas shqiptar 20 vjeç e ka tërhequr zvarrë dhe e ka lënë atë në mes të rrugës, përballë Theageneio. 20-vjeçari u arrestua pak më vonë.
Vajza u trajtua në spitalin e qytetit dhe i është nënshtruar edhe operacionit.
Fatkeqësisht, 27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.