Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETInceneratorët/ Ja pse Rama shkarkoi Gledis Nanon

Inceneratorët/ Ja pse Rama shkarkoi Gledis Nanon

Burime diplomatike i kanë thënë Alfapress.al, se prej 10 ditësh ka pasur një debat të madh mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Bëhet fjalë për dy urdhër- arreste të cilat SPAK ja ka dorëzuar policisë që javën e kaluar për t’i ekzekutuar në kuadër të hetimit të Inceneratorëve.

Burimi konfirmoi se është kërkuar prangosja e dy ish-ministrave shumë të rëndësishëm dhe të afërt me Ramën që nga viti 2013 dhe deri përpara pak kohësh.

Nuk dhanë emra për arsye etike, por rrethi i emrave është shumë i ngushtë.                 

Pas urdhër- arresteve, Edi Rama, duke pretenduar “parrezikshmërinë” e dy bashkëpunëtorëve të ngushtë, ka kërkuar shtyrje në kohë të ekzekutimit.

Këtu kanë nisur debatet dhe ndërhyrjet e forta tek Arben Kraja dhe Gledis Nano pas të cilave Rama ka arritur që të fitojë vetëm disa ditë kohë.

Tri ditë më parë Kraja i ka dhënë “ultimatum” Nanos që të kryejë arrestimet në fjalë dhe ky është treguar i gatshëm pavarësisht nga presionet.

Por Kryeministri i ka bllokuar sërish, duke futur në lojë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe eksponentë të lartë të policisë.

Pas një debati të ashpër në zyrën e ministrit, Nano jo vetëm që nuk ka pranuar të japë dorëheqjen, por ka informuar me detaje për situatën ku ndodhej, edhe ambasadën e SHBA-së.

Ditën e sotme kryeministri Rama e shkarkoi Nanon, duke fituar edhe më shumë kohë për dy bashkëpunëtorët e tij ish-ministra, edhe pse arrestimi apo shpallja e tyre në kërkim është e pashmangshme.

Gjithashtu pritet që për gjithë këtë situatë, që ngjason me një “grusht shteti” të Edi Ramës, Gledis Nano të dalë në një konferencë për mediet nga ambasada amerikane. Por kjo nuk konfirmohet plotësisht. /Alfapress.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME