Adele më në fund është gati të zbulojë për fansat më shumë rreth jetës së saj.
“Mund të zbuloj se këngëtarja, një nga njerëzit më privatë në muzikë, pavarësisht statusit të saj , është duke punuar për një dokumentar rrreth karrierës së saj dhe mënyrës se si ajo përballet me famën globale’, zbuloi një burim për The Sun.
Burimi shtoi: “Adele ndjen se i zhgënjeu disi fansat me mënyrën se si kanë kaluar 12 muajt e fundit, veçanërisht shtyrja në minutën e fundit të shfaqjes në Las Vegas, dhe e sheh këtë si një mënyrë për të kompensuar këtë.
“Një gjë është e sigurt, do të jetë një projekt që duhet parë. Edhe pse të gjithë e dinë emrin e saj, ajo është ende mjaft misterioze si person”.
Artistja u rikthye në skenë këtë muaj me dy shfaqje në Hyde Park të Londrës. Ajo do të merrte pjesë edhe në koncertin e planifikuar në Las Vegas në janar, por hoqi dorë 24 orë përpara se të dilte në skenë.
“U mundova ta bëja të funksiononte, dhe nuk munda.Unë i qëndroj atij vendimi. Nuk mendoj se asnjë artist tjetër do të kishte bërë atë që bëra unë, dhe mendoj se kjo është arsyeja pse ishte një histori kaq masive.Ishte sikur ‘nuk më intereson’ , ju nuk mund të më blini. Nuk mund të më blesh për asgjë. Nuk do të bëj vetëm një shfaqje sepse më duhet ose sepse do të humbasim shumë para. Unë u thashë, “Shfaqja nuk është mjaft e mirë”, u shpreh ajo për anulimin në një intervistë.