
Legjenda që ka magjepsur breza të tërë në Myzeqe tashmë do të pushtojë ekranet! “Bukuroshja e Strumit”, e njohur edhe si Vajza Myzeqare, do të realizohet në një dokumentar nga artistë norvegjezë.
Lajmi i madh është konfirmuar nga kryebashkiakja e Rroskovecit Majlinda Bufi, e cila ka zhvilluar një takim të drejtpërdrejtë me ekipin e huaj, duke vulosur kështu nisjen e këtij projekti të rëndësishëm kulturor.
Fotot nga takimi tregojnë qartë interesin dhe seriozitetin e këtij bashkëpunimi që pritet të çojë Myzeqenë dhe historitë e saj përtej kufijve shqiptarë.
Ky dokumentar nuk do të jetë thjesht një rrëfim, por një dritare e madhe për botën mbi traditat, bukurinë dhe shpirtin e kësaj treve unike. ALB365












