Nuk kanë fund paratë e vjedhura nga sanitarja Rozeta Dobi!
Në emër të saj janë gjetur llogari bankare me shuma të konsiderueshme parash, të cilat pritet të bëhen publike shumë shpejt, sipas news24. Nuk dihet nëse edhe në rastet e tjera ka pasur bashkëpunëtor të birin, Havier, si në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi.
Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një mega vjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë.
Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj.