“Oldtimer & Retro Fest 2022” për herë të parë edhe në Fier
Fier – OLDTIMER & RETRO FEST 2022, tour tashmë i përvitshëm ka zbritur për herë të parë edhe në Fier.
Të ndalur fillimisht në Apoloni, e më pas në qendër të Fierit, dhjetra makina e motorra retro kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve fierak, në një aktivitet që solli jo vetëm nostalgji por edhe solidaritet. Të ardhurat e mbledhura nga targat suvenir, kanë shkuar në ndihmë të popullit ukrainas, në një nismë që sipas kreut të shërbimit të transportit rrugor Blendi Gonxhja do të vazhdojë.
Mirënjohja dhe ndihma e vazhdueshme për popullit ukrainas është shprehur edhe nga ambasadori Volodymyr Shkurov.
“Me ndihmën e popullit të shqipërisë ne kemi arritur të cojmë 6 makina me ndihma humanitare drejt Ukrinës. Populli i shqipërisë ka dërguar edhe shuma të konsiderueshme parash në ndihmë të popullit të ukrainës qoftë për nevoja të ushtrisë qoftë per nevoja medicinale. Eventi ëahtë shumë i rendësishëm për ne pasi bëhet fjalë për nje ndihmë konkrete dhe paratë që janë mbledhur do të shkojnë për popullin e ukrainës. Kjo është arsyeja pse kam dashur te vij vetë në Fier për te falemderuar personalisht popullin dhe ata që ishin prezent” ka pohuar Shkurov për median
I pyetur lidhur me rrëzimin e avionit me armë të nisur nga sërbia, i rrëzuar në greqi ambasadori do të përgjigjej :
“ Bëhet fjalë për një avion i cili u rrëzua në greqi dhe ka qenë me municione. Dim që është tani edhe komisioni i posacëm që po zhvillon hetime atje. E gjithë ajo ndihmë që po dërgohet në ukrainë, qoftë edhe ndihma e Natos, përdoret për nevojat e ushtrisë dhe për të mbrojtur popullin ukrainas”.
Për kryebashkiakun Subashi, kontributi për popullin ukrainas nuk do të mungoj asnjëhërë.
Të ndodhur në Fier pronarë të automjeteve e motorrëve Retro, janë shprehur se kjo ekspozitë ndryshe sjell ruatjen e një tradite, që do të trashëgohet ndër breza.
Fier ishte ndalesa e radhët e OldTimer dhe Retro Fest 2022 në një ekspozitë që solli klasi dhe stilin e së vjetrës në kohët moderne.