Lojërat Olimpike që do të nisin më 26 korrik në Paris do të kushtojnë 4,4 miliard euro. Këto janë të dhënat e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Paratë vijnë më së shumti nga privatët ku pjesa dërrmuese është investuar në infrastrukturë, arenat e garave të stërvitjes të Paris 2024. Kjo shumë është disa herë më e ulët se ajo e Tokio 2020 që shkoi në 13,3 miliard euro për shkak se aktiviteti u shty me 1 vit prej pandemisë të Covid-19.
Por Olimpiada e Parisit do të ketë edhe të ardhura. Sipas studimit të Qendrës për Drejtësi dhe Ekonomi të Sportit në Universitetin e Limozhit nga 2017 deri në 2034 përllogaritet 11,1 miliradë euro.
Fshati olimpik do të kthehet një kompleks banimi dhe zyra për 6 mijë rezidentë dhe 6 mijë punojës. Rreth 15 milion persona priten në Paris gjatë zhvillimit të Olimpiadës.