Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni i SPAK/ Mes të arrestuave ish-shoferi i Ardi Veliut, së bashku...

Operacioni i SPAK/ Mes të arrestuave ish-shoferi i Ardi Veliut, së bashku me gruan

SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për disa persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal. Bëhet fjalë për 18 urdhër-arreste, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të ndryshme.

Urdhër-arrest ka pasur edhe ndaj ish shoferit të ish-kryepolicit Ardi Veliu. Masa ndaj tij eshte ekzekutuar.

Ndaj të arrestuarve janë ngritur akuza të ndryshme, si pastrim të produkte të veprës penale, kontrabandë të mallrave ne kuadër te grupit kriminal.

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK, që ka goditur një grup kriminal, që merrej me kontrabandën e mallrave dhe pastrimin e parave.

Në total janë lëshuar 12 urdhër-arreste. I përfshirë në këtë veprimtari është edhe ish-shoferi i ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, shtetasi Sokol Idrizaj. Ky i fundit është arrestuar bashkë me bashkëshorten e tij.

Idrizaj së bashku me gruan dyshohet se sillte sende të vjedhura nga jashtë vendit.

Mes të arrestuarve dhe 2 policë nga porti i Durrësit, ku dyshohet se janë futur këto sende kondrabandë, që kapin vlerën e mijëra eurove.

Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME