Pas incidentit të sotëm në bulevard ku e goditën me grusht, Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.
“Pa përgjigje nuk mund të rri. Këtu të mos kemi iluzione. Do e merrni vesh. Nuk bëj sekrete unë, nuk jam si ai jo”, deklaroi Sali Berisha pa dhënë shumë detaje.
Gjatë konferencës për media ai tha se agresori ishte agjent i policisë kriminale dhe se gjithcka ishte pargatitur nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. 31-vjecari Gert Shehu është arrestuar ndërkohë nga Policia e Shtetit.
Në disa media pranë qeverisë është publikuar një dokument që tregon se ai ka çrregullime. Të njëjtën tezë e ka mbështetur edhe nëna e tij gjatë një intervistë për Euronews Albania. Ajo ka thënë se djalin e ka të sëmurë dhe s’ka lidhje me politikën.