AKTUALITET

Parakalim i gabuar në Fier – Lushnje, dy të lënduar

Lushnje – Aksident për shkak të një parakalimi të gabuar në autostradën Lushnje – Fier.

Në afërsi të pushimit të shoferit dy mjete janë fërkuar në tentativë parakalimi. Për këtë shkak një fuoristradë Volvo ka përfunduar në mes të barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes së mjeteve.

Të dy mjetet ka qenë duke lëvizur në drejtim të Fierit dhe parakalimi i gabuar ka bërë që mjeti tip Volvo të fluturojë dhe të ndalojë në merr të barrierave të hekurta.

Policia e qarkullimit në vendngjarje me forca të shumta për të dokumentuar rastin ashtu dhe për disiplinimin e trafikut.

Dy ambulanca në vendngjarje për të marrë të lënduarit ndërsa asnjë prej tyre nuk paraqet lëndime serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button