AKTUALITET

Parlament/ Kur socialist kolegu ta ka me të “futur”

Deputeti i Partisë Socialiste, Olsi Komici, duket se mbetet i interesuar për aktivitetet e kolegëve të tij, edhe jashtë kuadrit formal të punës parlamentare.

Siç shihet në foton e publikuar, Komici shfaqet duke hedhur një vështrim kureshtar drejt telefonit celular të kolegut të tij nga radhët e PS-së, Onid Bejleri, i cili ndodhet i ulur në bankën përpara tij. Pamja ka tërhequr vëmendjen, duke ngritur pikëpyetje mbi fokusin e deputetëve gjatë seancave apo mbledhjeve zyrtare.

Olsi Komici ka mbajtur më herët edhe detyrën e komisionerit të Vettingut, një rol që kërkon standarde të larta profesionalizmi dhe përqendrimi.

Ndërkohë, ndonëse deputetët pritet të përqendrohen te detyrat për të cilat janë zgjedhur nga qytetarët, nuk është hera e parë që ata shihen duke u marrë me telefonat e tyre në sallën e Kuvendit apo në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Qoftë për të shfletuar rrjete sociale apo edhe për aktivitete të tjera jozyrtare, këto pamje shpeshherë bëhen objekt diskutimi publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button