Pas betejës shëndetësore, Justin Timberlake rikthehet në skenë

Justin Timberlake është rikthyer në skenë për herë të parë që nga momenti kur njoftoi se ishte diagnostikuar me sëmundjen Lyme.
Këngëtari i hitit “SexyBack” performoi të enjten mbrëma në një event të veçantë nderimi për Pharrell Williams, gjatë Recording Academy Honors, të organizuar nga Black Music Collective.
Gjatë performancës, Timberlake, 45 vjeç, ndau disa fjalë emocionuese për Williams, duke theksuar ndikimin e tij në jetën dhe karrierën e vet.
“Çdo njeri që ka qenë në kontakt ose në të njëjtën frekuencë me Pharrell Williams është ndryshuar përgjithmonë,” u shpreh ai, sipas The Hollywood Reporter.
“Ai erdhi në jetën time në një moment kur po gjeja veten dhe, çuditërisht, më bëri të ndihesha se i përkisja diku. Kreativiteti yt është i pakrahasueshëm, energjia jote është ngjitëse… Ti ma ndryshove jetën dhe do të jem gjithmonë mirënjohës.”
Pharrell Williams u nderua në këtë event me Çmimin Dr. Dre për Ndikim Global.
Timberlake ishte tërhequr nga performancat live pasi përfundoi turneun e tij Forget Tomorrow në korrik të vitit të kaluar. Pak më vonë, ai zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen Lyme .
“Nuk e them këtë që njerëzit të ndihen keq për mua, por për të hedhur dritë mbi atë që kam përjetuar pas kuintave,” shkroi Timberlake në një deklaratë në Instagram.
Ai shtoi se diagnoza e ndihmoi të kuptonte pse shpesh përjetonte dhimbje të forta nervore, lodhje ekstreme apo ndjesi sëmundjeje gjatë performancave.
Këngëtari u përball me një vendim të vështirë: të ndalonte turnetë apo të vazhdonte përpara. Në fund, ai zgjodhi të vazhdonte, duke thënë se gëzimi që i sjell muzika dhe publiku e tejkalon stresin e përkohshëm fizik.











