Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPas ukrainasve, shqiptarët më të refuzuarit në kufijtë e BE-së

Pas ukrainasve, shqiptarët më të refuzuarit në kufijtë e BE-së

Në vitin 2021, rreth 139 000 shtetasve nga vende jashtë BE-së iu refuzua hyrja në Bashkimin Europian në një nga kufijtë e saj të jashtëm, 1% më shumë krahasuar me 137 800 në vitin e kaluar.

Eurostat bëri të ditur se, qytetarët ukrainas përbënin numrin më të madh të refuzimeve në vitin 2021 (50,200) dhe pas qytetarët e Shqipërisë me rreth 18,600 refuzime dhe Moldavisë me 9,100 refuzime.

Numri më i madh i refuzimeve të hyrjeve në vitin 2021 u raportua nga Hungaria (34 700), e ndjekur nga Polonia (26 200), Kroacia (14 200) dhe Rumania (11 000).

Qytetarët e pranishëm në mënyrë të paligjshme ne BE u rriten me 2% krahasuar me vitin 2020. Në vitin 2021, rreth 681,200 qytetarë jashtë BE-së u gjetën të pranishëm në mënyrë të paligjshme në BE. Kjo ishte 22% në krahasim me vitin 2020 (557 500).

Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve jashtë BE-së të pranishëm në mënyrë të paligjshme në vitin 2021 (215 200), e ndjekur nga Hungaria (134 100) dhe Gjermania (120 300).

Sirianët përbënin numrin më të madh të personave të pranishëm ilegalisht në BE në vitin 2021 (79 800). Shifrat e radhës më të larta u regjistruan për qytetarët e Algjerisë (56 800) dhe Afganistanit (52 800).

Në vitin 2021, rreth 342 100 shtetas jashtë BE-së u urdhëruan të largoheshin nga territori i Shteteve Anëtare të BE-së, një rënie prej 14% krahasuar me një vit më parë (396 400).

Ndër vendet anëtare të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve jo-BE të urdhëruar të largoheshin nga territori i saj në vitin 2021 (125,500), e ndjekur nga Gjermania (31,500) dhe Greqia (28 800).

Në vitin 2021, numri më i madh i personave të urdhëruar të largoheshin nga një territor i një shteti anëtar të BE-së u vu re mes algjerianëve (26 400), shqiptarëve (22 000) dhe marokenëve (21 800).

Në vitin 2021, rreth 82 700 shtetas jo-anëtar të BE-së u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar nga territori i një shteti të caktuar anëtar të BE-së.

Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve jashtë BE-së të kthyer në vitin 2021 (14 400), e ndjekur nga Gjermania (10 300) dhe Suedia (9 300).

Ukrainasit dhe shqiptarët (9 400 secili) kryesuan listën e shtetasve jo të BE-së të kthyer në një vend tjetër në vitin 2021, të ndjekur nga gjeorgjianët (5 400) dhe pakistanezët (3 200)./ Monitor

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME