Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËPASQYRA E TURPIT "ALIBEAJ"

PASQYRA E TURPIT “ALIBEAJ”

Nga Ndriçim Kulla
Herë pas here e kam menduar trajektoren e veprimeve dhe akteve të kryera nga grupi i Alibeajt, në të dyja kahet e këndvshtrimit: në raport me PD në njerën anë dhe në anën tjetër në raport me demokracinë . Kurba ulej e ulej për poshtë në çdo akt, përgjatë gjithë kohës kur ai po përpiqej me mish e me thonj të bënte një luftë krejtësisht të pathemeltë për vulën e PD, në një kohë kur baza demokrate e kish marrë vendimin e saj dhe me votë e kish lënë në minorancë,pothuaj të vëtëm. Mirëpo gjithmon në çfaro situater mund të gjenden cinik që mund të thonë se lufta bëhet edhe për ide, për parime, për moral. Qasja në krah të ambasadores si “kanakari” i saj në PD, ndoshta e bymoi egon e tij të shpalosej si flamurtari i mbrojtjes së tezës se e ardhmja e demokratëve është përtej votës, përtej mazhorancës, përtej “non gratave”. Në parim, nëse veprimet e tij do të qene në kohezion të përhershëm me këtë vetë-shpallje, lufta e tij mund të arrinte të quhej dhe e ndershme, pavarësisht se humbëse. Mirëpo hisja e “kanakarit” të ambasadores shpejt u shoqërua edhe me rolin e tij si “kanakari” i kryeministrit, për të gjithë strategjinë e tij për të minuar opozitën dhe bashkimin e saj. Shumë marrëveshje të paautorizuara nga baza demokrate, madje të dënuara prej saj, në raportet e tij me mazhorancën në parlament, e kanë njollosur me këtë damkë. Roli i tij filloi njëherësh të na qartësonte shumë më mirë edhe arsyen e përkrahjes që i ka dhënë shumë herë ambasadorja amerikane personazhit të tij. Madje, kjo përkrahje, që nga shumëkush është parë si një thikë ngulur pas shpinës së demokratëve, me “daljen e bojës dhe kallajit” të Alibeajt, falë veprimeve të tij arbitrare dhe në favor të mazhorancës, është shndëruar tashmë në paaqyrën për të parë edhe gjithë rolin dhe qëndrimin që të dyja kahet, ambasadorja dhe kryeministri ynë, kanë patur në shpalljen non-grata të Berishës, dhe parësisht, ajo që na intereson më shumë nga pikëpamja e Shqipërisë dhe demokracisë së saj, në goditjen e pashëmbullt, të pabarabartë dhe krejtësisht ilegjitime te opozitarizmin demokrat, në një kohë që synimi dhe koha kërkonte goditjen e maxhorancës që është kthyer në rregjim. “Pasqyra e turpit ” Alibeaj”, ku tashmë ka arritur të shfaqet qartë dhe pastër synimi dhe misioni i të dyja këtyre kahëve, për të shkatëruar PD dhe për të “mbretëzuar” Ramën në pushtet, para disa ditësh u kris keqazi, duke e bërë të duket aq e shëmtuar, aq e paskrupullt, aq arbitrare dhe e padrejtë e gjithë kjo luftë gjoja në emër të parimeve dhe dëshirës për të luftuar korupsionin dhe për të pasur drejtësi të barabartë.
Vendimi i tij, sa zbulimtar jo vetëm për misionin dhe rolin e tij prej autoritari dhe kolone të pestë në rradhët e PD, por edhe si vegël shërbyese e pushtetit, arriti të shfaqej në ditën për diell, me përjashtimin e “pamundur” realisht, por të ekzekutuar tinëzisht dhe pabesisht, të 4 kolegëve të tij, për të mbajtur me “thikën e budallallëkut” në dhëmbë, postin e drejtuesit të grupit parlamentar. Përtej kllounizimit të demokracisë parlamentare, që është shtylla kryesore e çdo vendi, ky veprim sa autoritar aq edhe jo logjik, tregon shkëputjen toptale nga realiteti i bazës demokrate të grupit “Alibeaj: që e detyruan të ndërrmerte këtë akt, por thelbësisht edhe dobësinë dhe shterjen mjerane të arsenalit të truqeve dhe artificave qe kryeminsistri po përdor për të demtuar kohezionin, bashkimin dhe qëndrueshmërinë e opozitës. Nëse deri tani, mund të kishim kuptuar se e gjitha betejë e vulës dhe parimeve alla kundër “non-grata” pas të cilave fshihej ky grupim, ishte thjesht e stisur dhe pa themel, një orvajtje e gabuar,e strehuar në një konjikturë tinzare dhe të padrejtë , tanimë me këtë akt , Alibeaj mes atyre që e mbështetetën deri tani si “kanakar”, duket sikur ka dalë në shesh, ka ngritur duart lart në shenjë dëshpërimi ekstrem dhe ka britur “ ja kush jam unë, i vërteti, ja kush është synimi dhe qëllimi im”. Tashmë kallaji i propagandës së qeverisë Rama për gjoja opozitën ra i gjithi, dhe zbuloi ndryshkun alibejan, që nuk mund t’i ngjitet më si” mut” pas këpuce(më falni për banalizmin e detyruar) grupit parlamentar demokrat.Gjethja e fikut ka rënë edhe për ndonjë kokërr tjetër alla Basha që e ” shet” lëvizjen e tij si parimore dhe në favot të së ardhmes së Shqipërtisë dhe demokracisë. Lakuriqësia e misionit për të shkatëruar opozitën dhe mbajtur Ramën në pushtet, me anë të veprimeve të të ashtuquajturit “vul-mbajtësi” i selisë dhe të shkarkuarit kryetar të grupit parlamentar të PD, tashmë doli në rrugë dhe i detyruar po bërtet “ ja ku jam, skam turp dhe skini cfarë të më bëni”. Le ta shohë kush do që ka sy e le ta dëgjojë britmën e tij kushdo që ka veshë, qoftë brenda e qoftë jashtë vendit, mjaft që ta dojë Shqipërinë dhe të ardhmen e demokracisë parlamentare së saj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME