Friday, December 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPD çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore

PD çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore

Anëtarët e Komisionit të Ligjeve të Partisë Demokratike do të depozitojë sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin e ligjit për Komisionet Hetimore.Deputetja Dhurata Çupi foli për mediat jashtë ambienteve të gjykatës dhe i bëri thirrje Kushtetuese të jetë në lartësinë e integritetin që përfaqëson.

“I bëj thirrje GJK të jetë në lartësinë e integritetin që jep posti i anëtarit të GJK. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë që i njohin të drejtën pakicës parlamentare si instrument kontrollit të pushtetit ekzekutiv.”- tha Çupi.

Kujtojmë se grupi i opozitës është shprehur kundër miratimit të ligjit dhe dekretimit nga presidenti Begaj, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi ta kthente në Kuvend për rishqyrtim ligjin. Sipas Bardhit, hyrja në fuqi e këtij ligji, që në mënyrë antikushtetuese nuk lejon kontrollin efektiv parlamentar nga ana e pakicës, do të minonte çdo mundësi dialogu mes palëve politike në Parlament, për gjetjen e një zgjidhje mbi situatën e krijuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME