Një zjarr ka rënë në mesnatë në një vilë trekatëshe në Berat. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ish- “Pjeshkorja” pranë Sigurimeve Shoqërore. Një i moshuar ka qenë brenda në banesë, por ka arritur të shpëtojë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi i shërbimit dhe mjete zjarrfikëse, të cilët konstatuan se kati i 3 i vilës ishte spërkatur me benzinë e kishte shpërthyer në flakë. Pas disa minutash u bë e mundur vënia nën kontroll dhe fikja plotësisht e zjarrit. Pronari i banesës nuk ndodhej në shtëpi. Në banesë ndodhej vetëm babai i pronarit, i cili arriti të shpëtojë, ndërsa ka vetëm dëme materiale.