Uncategorized

Përfshihet nga flakët një banesë në Berat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr ka rënë në mesnatë në një vilë trekatëshe në Berat. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ish- “Pjeshkorja” pranë Sigurimeve Shoqërore. Një i moshuar ka qenë brenda në banesë, por ka arritur të shpëtojë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi i shërbimit dhe mjete zjarrfikëse, të cilët konstatuan se kati i 3 i vilës ishte spërkatur me benzinë e kishte shpërthyer në flakë. Pas disa minutash u bë e mundur vënia nën kontroll dhe fikja plotësisht e zjarrit. Pronari i banesës nuk ndodhej në shtëpi. Në banesë ndodhej vetëm babai i pronarit, i cili arriti të shpëtojë, ndërsa ka vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button