BOTA

Përgjaken zgjedhjet lokale në Serbi, kaos, kërcënime dhe akuza për manipulime

Në Serbi janë zhvilluar këtë të diel zgjedhje lokale në 10 qytete dhe komuna të vendit. Por, nga ajo që raportojnë mediat lokale procesi është përfshirë nga kaosi, dhuna dhe akuzat për parregullsi.

“Lista paralele, shkopinj, sherre, koka të përgjakura… të gjitha këto u panë gjatë ditës në Bor, Bajina Bašta, Kula…” – shkruan portali serb N1.

Në qendër të Bajina Bašta, në një parking, u shpuan gjatë natës gomat e 6 makinave që u përkisnin misioneve të ndryshme vëzhguese. Megjithatë, ky ishte vetëm fillimi i skenave të dhunës së vërtetë në rrugë.

Gjatë ditës së zgjedhjeve persona të veshur me të zeza u panë të dhunonin njerëz në rrugë. Në një video shihet një burrë duke dalë nga një makinë duke mbajtur një armë. Një gazetar nga portali “Zoomer” u sulmua kur u përpoq të filmonte një grup të rinjsh me bluza të zeza dhe me kapuçë.

“Teksa po largohesha, një djalë i ri i shëndoshë me të zeza mu afrua dhe tentoi të më rrëmbente telefonin. Kur rezistova, sepse nuk doja t’ia lija të më merrte telefonin, ai më goditi disa herë në kokë”, – tha gazetari Darko Gligorijević.

Policia nuk dhe detaje se kush ishte personi me armë. Kryetarja e Parlamentit Ana Brnabić doli në mbrojtje të njerëzve me të zeza duke shkruar: “Kjo është një përpjekje për të mbrojtur demokracinë nga bllokuesit”.

Demokracia duket se “u mbrojt” me grushte dhe shkopinj në qytetin Bor. Një përleshje ndodhi përpara selisë së Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiç dhe u transmetua drejtpërdrejt në TV Nova.

“Po ndodh një sherr tani” – thotë një gazetar i TV Nova gjatë transmetimit. “I pashë autorët që dilnin nga fondi PIO. Aty është baza e tyre. Aty mblidhen gjithë ditën. Sulmuan tre djem që mbështesin listën e studentëve. Ua thyen kokat dhe të gjithë u kthyen në fondin PIO”, – tha një dëshmitar. Midis të plagosurve ishte edhe një vëzhgues.

“Do të të thyej çdo kockë në trupin tënd, kopil, dhe ty gjithashtu”, – dëgjohet dikush duke e thënë video. Midis të plagosurve ishte edhe gazetari Lazar Dinić, i cili u dërgua në spital me lëndime në kokë.

Një grup tjetër personash, sërish në qytetin, Bor, ndoqën studentët sepse po filmonin një makinë në të cilën, sipas tyre, mbaheshin lista paralele të votuesve. Në pamjet filmike të publikuara, grupi i persona fillimisht rrahu një vajzë studente dhe më pas e rrëzoi një djalë student përtokë dhe e shqelmoi ndërsa ai ishte shtrirë.

Nuk ishte e lehtë as për ata që u ofruan vullnetarë për studentët. Dy vajza pohojnë se zbuluan të ashtuquajturin “treni bullgar” në sallën e stacionit të autobusëve në Arandjelovac.

“Sillnin fletëvotime të bardha, duke i vendosur në sportele dhe pastaj largoheshin me fletëvotimet e plotësuara në qendrën e votimit, e cila ndodhet pikërisht këtu ngjitur”, – thotë një vullnetare.

Isha pranë një parkingu pranë stacionit të autobusëve dhe u bëra dyshuese kur vura re një xhip me xhama të errët që lëvizte, duke ardhur e shkuar vazhdimisht. Kur u nisa drejt parkingut, vura re se kishte njerëz në tre makina të markave të ndryshme. Kur e ktheva kamerën për të filmuar xhipin, në atë moment një burrë doli nga sedilja e pasme dhe filloi të më ndiqte. Arritëm të filmonim një tjetër Skoda pranë tyre, e cila ka targa të Arangjelovcit, por dhe një targë që shkruan Beograd”, – tha vullnetarja.

Opozita pretendon se votat po shkëmbehen edhe në stacionin e autobusëve në Knjaževac. Gazetarët dhe vëzhguesit i kanë identifikuar edhe disa lokale si vende ku organizohen progresistët e Vuçiç. Për shkak të një informacioni se ata kanë një listë paralele votuesish në një hotel, gazetari ynë hyri në qendrën e thirrjeve të SNS-së.

“A jeni një mision vëzhgimi apo? A janë këto lista paralele votuesish,” – pyeti gazetari i N1, Mladen Savatović. 

Për shkak të pretendimeve të vëzhguesve të zgjedhjeve se në qytetin Kula kishte lista paralele votuesish, policia reagoi duke kontrolluar një automjet. Tensionet në këtë qytet u rritën gjatë ditës së zgjedhjeve. Gjithçka filloi me një grup njerëzish të shënuar qartë se i përkisnin të njëjtës parti.

Shpejt u bë e qartë se ata që nuk e kishin këtë shenjë të shfaqur qartë ishin shumë më të rrezikshëm. Me shufra të gjata metalike, një grup personash të maskuar dolën nga drejtimi i stadiumit dhe u përleshën me qytetarët e Kulës. Duke gjykuar nga pamjet filmike, të paktën një person u plagos në përleshje. Përgatiti LAPSI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button