Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërgjimet: 430 kg kokainë në Frakull duhej për zgjedhjet lokale

Përgjimet: 430 kg kokainë në Frakull duhej për zgjedhjet lokale

Që kur doli lajmi se në Frakull të Fierit u kap një sasi rekord kokaine, nuk kishte dyshime se pas saj qëndronin lidhje të forta të pushtetit. Shumë shpejt u mësua se bëhej fjalë për një zyrtar të Edi Ramës, i cili njihej si një ekstremist në mbrojtje të kryeministrit.

Por frika se sasia prej 430 kilogramë kokainë, do përdorej edhe për të blerë zgjedhjet lokale, u bë realitet pas publikimit të disa përgjimeve. Në përgjime del zyrtari i Ramës, Viktor Çervanaku.

Top Channel raporton se Viktor Çervanaku, ish-kryetar komune, sikundër del nga përgjimet, po përgatitej për zgjedhjet lokale. Dhe ndërkohë, ai takoi eksponentë të njohur duke u thënë ka ardhur ‘pleh i mirë nga Kolumbia’.

Por, nga muaji shtator kur ngarkesa mbërriti nga Mali i Zi, thasët me pleh u mbajtën në oborr pasi eksperti kolumbian mbërriti në Shqipëri në muajin nëntor dhe vonesa e tij u bë shkak që puna të dështonte.

Kujtojmë se pas operacionit, kryetari i opozitës, Sali Berisha, tha se: “Zona e Frakullës është pika e mjaltit e Edi Ramës në radhë të parë. Ju i keni parë fotot pasiononte të Ramës me drejtorin e OST. Aty nuk është vetëm Rama i përmendur, por edhe Gramozi, Jaupi, Spiropali. Çervenaku është një “Zoto” apo një “Mërtir” në sipërmarrjen e kokainës, siç ishin këta për djegësat. Është një nëpunës në ndërmarrjet e qeverisë. Thoshte një qytetar si ka mundësi që ku shkon Balla, ka fabrika mielli?”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME