Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërgjimet/ Çollaku: Një politikan i mazhorancës u financua 3 mln € në...

Përgjimet/ Çollaku: Një politikan i mazhorancës u financua 3 mln € në fushatë nga i shumëkërkuari në Elbasan

Gazetari Basir Çollaku deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se mafia shqiptare është punonjëse e Ndraghetas. Çollaku deklaroi pa përmendur emër, se për një politikan të mazhorancës ka një përgjim telefonik me ‘kokën’ e një bande kriminale në Elbasan që është në kërkim.

Sipas gazetarit, i shumëkërkuari i thotë politikanit të mazhorancës se e kanë financuar 3 milionë euro në fushatë dhe duhet t’ia largojë policët nga zona pasi po shqetësohen.

Mafia shqiptare është mafie e zgjuar, ka gjetur mënyrën për të bërë para, gjen armë, drogë, femra për prostitucion. Është edhe shumë agresive. Vrasësit shqiptarë merren nga gjithë organizatat kriminale dhe konkurrojnë rusët si vrasës, gjë që ka mbetur.

Kur kthehemi në vitin 2016, fillimet e 552 ku buroi 339, në të gjitha përgjimet e dala dhe të pa dala, janë dy oficerë policie që janë ndërshkuar që kanë filluar dhe kanë mbaruar këtë dosje.

E kam përmendur njëherë me emër, por po ja lë SPAK, me një grup kriminal, me një nga më të kërkuarit, kishte një bisedë telefonike që donte të zhvendoste disa policë që po bënin punën, ‘na çanë kokën, duhet t’i heqësh qafe, të kemi dhënë 3 milionë euro për zgjedhjet, para’.

Ky politikan është shëndoshë e mirë si kokrra e mollës dhe i fortë. ka qenë përgjim parandalues, besoj do ketë vënë dorë pushteti mbi të.

Një nga këta që kishte akses te grupet kriminale ka ndërhyrë edhe në Shkodër për të liruar vrasjen me klering që kishin shkuar për të vrarë, atentatin te Lul Kulla.

Nga Elbasani ata djemtë, që pak ditë më pas u liruan. Qendra që menaxhon dhe hap shtigjet e rrugët.”-tha Çollaku.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME