Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërgjimet e laboratorit/ Çervanaku njoftonte të fejuarën e djalit për çdo lëvizje

Përgjimet e laboratorit/ Çervanaku njoftonte të fejuarën e djalit për çdo lëvizje

25-vjeçari Denilson Çervanaku informonte të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati për çdo lëvizje të tijën. TvKlan raporton se pikërisht këto mesazhe kanë çuar në zbulimin e laboratorit të kokainës në Fier.

Nga përgjimet e kryera, telefonike dhe ambientale, edhe pse në shumë raste bisedat mes tyre ishin të koduara, prokuroria arriti të kuptojë se ata flisnin për një laborator të ngritur në Frakull, aty ku u gjetën dhe thasët me pleh kimik që ishin përzierë me 430 kg kokainë. Bisedat kanë zbuluar edhe se babai i 25-vjeçarit, ish-zyrtari i Partisë Socialiste, Viktor Çervanaku thirrej nga grupi dhe me nofkën ‘Drejtori’. Pritet që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të dërgojë disa letërporosi për tërheqje të akteve në Kolumbi dhe Mal të Zi.

Ky i fundit ishte dhe vendi nga ku nisi gjithë operacioni. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tovarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.

Në Tujan u kapën Klajd Kodra, Bledar Matoshi, Kid Koshena dhe Redion Meshi, të cilët lëviznin të armatosu pranë Rrugës së Arbrit.

Në pranga kanë rënë edhe: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, Nikolin Gjolena (financuesi që është përgjuar). Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME