AKTUALITET
Përplasen mjetet pranë senaforit, një e plagosur (video)

Rreth orës 14:20 të ditës së sotme, një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Fierit, pranë semaforit kryesor. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar panik dhe trafik në zonë.
Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, nga përplasja e fortë ka mbetur një e lënduar , e cila është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Ngjarja është shoqëruar edhe me tensione, pasi drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht pas aksidentit. Paraprakisht dyshohet se një prej shoferëve ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.








