AKTUALITET

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në rrugën përballë parlamentit

Protestuesit e PD janë përplasur me policinë në rrugën që të çon drejt kuvendit, pranë xhamisë së Namazgjasë. Në momentin që protestuesit po afroheshin, policia ka nisur të hedhë gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërkohë që protestuesit janë kundërpërgjigjur me molotovë dhe fishekzjarre. Zona përreth është mbushur me gaz, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike janë afruar për t’u përballur me policinë.

Deputetët e PD-së Luciano Boçi, Klevis Balliu dhe Flamur Noka kanë kërkuar të kalojnë në drejtim të Kuvendit.

Më pas është shënuar një përplasje fizike mes deputetëve dhe policisë, dhe më pas është hedhur gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button