AKTUALITET

Pisha bie dhe bllokon aksin rrugor Fier–Kreshpan

Fier – Një pishë e rrëzuar ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Fier– Kreshpan, pranë vendit të njohur si “Qafa e Shkozës”.

Burime nga terreni bëjnë me dije se pema është rrëzuar papritur duke bllokuar të gjithë qarkullimin, por që fatmitësishtë nuk ka bër dëme në mjete dhe njerëz.

Drejtuesit e mjeteve, të cilët po presin hapjen e rrugës, kanë njoftuar menjëherë policinë rrugore, ndërsa pritet mbërritja e punonjësve të bashkisë për të kryer prerjen dhe largimin e pemës së rrëzuar.

Ky aks rrugor është kthyer shpesh herë problematik, pasi zjarri që ra vite më parë dogji masivin me pisha dhjetëra­vjeçare. Rreshjet e fundit kanë bërë që pemët e dëmtuara të shkulen nga dheu dhe të bien në rrugë, duke rrezikuar qarkullimin dhe duke krijuar bllokime të herëpashershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button