Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlagoset me thikë kryebashkiaku i Divjakës dhe 2 të tjerë, zbulohet autori...

Plagoset me thikë kryebashkiaku i Divjakës dhe 2 të tjerë, zbulohet autori dhe lidhja mes tyre

Divjakë – Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjake, ku kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi, është plagosur me thikë.

Autori i plagosjes është Erges Xhelili, i cili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.

Nusja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja.

Burime i formacioni nga Divjaka pohojne se i plagaour ka mbetur shoferi i Kokoneshit, Gazmend Bullari dhe nje person tjeter që ka hyre per ti ndare. Po kto burime pohuan se Kokoneshi ka marr 3 goditje me thike, por shoferi i tij eshte ne gjendje me të reende shendetësore dhe jane nisur për ne spitalin e traumes ne Tirane.

Policia Fier pohone se aurori i dyshuar eshte nje punonjës bashkie Ergest Xhelili dhe eshte kapur nga policia dhe goditja ka ndodhur per shkak te detyres.

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME