Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlagosi policin, kapet 42 vjeçari me shapka (vidio)

Plagosi policin, kapet 42 vjeçari me shapka (vidio)

Kanë dalë pamjet e momentit kur Klered Bozhani, 42 vjeç u arrestua nga policia dhe u dërgua në komisariat. Bozhani, i cili plagosi efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi u kap 24 orë pas krimit pranë banesës së tij. 

Ai shfaqet në video me shapka me gisht dhe pantallona të shkurtra, një veshje shtëpie apo plazhi, teksa shoqërohet nga policia. Mediat raportuan se ai u arrestua pranë banesës së tij në Tiranë ku edhe ndodhi ngjarja.

Zona po mbahej nën vëzhgim dhe ai është ndaluar sapo është futur në banesë. Sipas të njëjtave burime ai nuk ka bërë rezistencë ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. Për arrestimin e Bozhanit janë angazhuar 600 efektivë policie. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME