Fier – Plagosje me armë zjarri rreth orës 13 e 15 minuta në Fier. Ngjarja ka ndodhur 30 minuta më parë pas një debati mes autorit dhe të plagosurit
Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar., ka pohuar në njoftimin e saj zyrtar policia e Fierit. I plagosuri po mer ndihmën mjekësore pasi ka mbetur i plagosur me një plumb në bark dhe është jasht rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është Altin Nika i cili është shpallur në kërkim nga policia. Nika, pohuan burimet policore është person i skeduar nga drejtësia pasi ka qënë i dënuar një herë për falsifikim.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.
Policia Fier
Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi Altin Nika 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin Dashamir Muça 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit Altin Nika.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Burime nga spitali Fier pohojne se i plagosiri ka marr nje plumb në bark dhe eshte jashtë rrezikut per jetën