Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë. Në pranga është vënë një 54-vjeçar i cili në bashkëpunim me djalin e tij kanë plagosur për motive të dobëta një 23-vjeçar.
Policia ka shpallur në kërkim djalin e të arrestuarit dhe po punon për kapjen e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë-Shkumbin, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital.