Divjakë – Sapo i ngarkuari politik i PS për qarkun Fier Taulant Balla nga selia qëndrore e partisë në Tiranë deklaroi listën zyrtare të kësaj force politike për qarkun Fier, ku ndër ta për kreun e bashkisë Divjakë nuk do të jetë Fredi Kokoneshi por Josif Gorrea, debatet kanë përfshirë kryebashkiakun aktual të Divjakës Fred Kokoneshi me kandidatin e PS , pretendentin për kryebashkiak në Divjakë Josif Gorrea.
Debatet kanë qënë të ashpra mes tyre, pohojnë burime informacioni nga selia e PS e Divjakës duke pohuar për ALB365 se Kokoneshi i është drejtuar Gorresë me fjalët, më hëngre në besë, më the që nuk kandidojë. Kandidati që u vendos nga kryesia e PS, Josif Gorrea i është përgjigjur se, nuk dija gjë, më vendosën pa më pyetur fare.
Po të njëjta burime infoemacioni pohuan se acarimin mes tyre e ka marr vesh edhe kreu i PS njëkohësishtë edhe kryeministër Edi Rama i cili po merret vet me zgjidhjen e kësaj situate të krijuar vetëm 24 orët e fundit, duke lënë përfundimisht kandidat pë kryebashkiak në Divjakë nga selia rozë Josif Gorrenë.
Redaksia u mundua të kontaktonte me zotin Gorrea por ai nuk u përgjigj telefonatës së kryer nga ana jon.