Po i dërgonte drogë të dënuarit në Burgun e Fierit, droga e fshehur në fund barkut

Një sasi droge u sekuestrua dhe një person u arrestua nga efektivët e Burgut të Fierit, teksa po tentohej të futej brenda ambienteve, e destinuar për një nga të dënuarit.
Sasia e dyshuar e lëndës narkotike është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ushtrimit të kontrollit trupor në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime, në fund të barkut mes kofshëve.
“Nga verifikimet rezultoi se Sajmir Përlalaj ishte paraqitur në institucion për të zhvilluar një takim me të dënuarin Aleksandër Memetaj., i cili ndodhet në regjimin e sigurisë së zakonshme dhe është i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndërkohë, në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C, po zhvillohet një kontroll i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale.
Vendimet për të dënuarin Aleksandër Memetaj
1.Me Vendimin Nr.(11-2018-6441)589 të datës 14.12.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është vendosur Revokimi i Vendimit Penal Nr.413 datë 06.07.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës për pjesën e pezullimit të dënimit me burg dhënë ndaj shtetasit Aleksandër Mehmetaj, duke urdhëruar që i dënuari të kryej dënimin me 1 (një) muaj burg.Vendimi ka marrë formë të prerë në datën 17.01.2019.
2.Me Vendimin Nr.(11-2020-3076)714/82 të datës 16.07.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është vendosur Revokimi i Vendimit Penal Nr.448 datë 14.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës për pjesën e pezullimit të dënimit me burg dhënë ndaj shtetasit Aleksandër Mehmetaj, duke urdhëruar që i dënuari të kryej dënimin me 9 (nëntë) ditë burg. Vendimi ka marrë formë të prerë në datën 13.10.202020
3.Me Vendimin Nr.3499 datë 22.12.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me vendimin Nr.338 datë 03.04.2023. I gjykuari Aleksandër Mehmetaj është deklaruar fajtor dhe dënuar me 16 vite burg për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativ” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar nga nenet 78/1-22 dhe 278/1 të Kodit Penal. Vendimi ka marrë formë të prerë në datën 03.04.2023
4.Me Vendimin Nr.(11-2022-5964) 795 datë 01.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Durrës, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me vendimin Nr.1303 datë 20.07.2023. i gjykuari Aleksandër Mehmetaj është deklaruar fajtor dhe dënuar me 9 vite burg për kryerjen e veprave penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar nga nenet 89 dhe 278/1 të Kodit Penal. Vendimi ka marrë formë të prerë në datën 20.07.2023











