Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPo prisnin me oksigjen për skrap depozitën e naftës pa praninë e...

Po prisnin me oksigjen për skrap depozitën e naftës pa praninë e zjarrfikses, shërthen në flakë ish rezervuari 11 mijë tonësh.

Ballsh – Një ish depozitë e naftës bruto e kapacitetit 10 mije meter kub por me mbetje te naftës bruto ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Depozita ka qënë e repartit të transportit të baftës në ish KPTHN në Ballsh e repartit 16/1.
Shkaku i rënies së zjarrit ka qënë sepse një grup pune që po kryejnë shkaterrimin e depozitave per skrap duke prerë me troko dhe oksigjen ka rënë në kontakt me mbetje të gazrave e aftë bruto e ka shpërthyer në flakë.
Fatmirësishtë nuk ka pasur as viktoma e as të plagsour.
Banorë që kanë banesat afër ktyre depozitave pohuan se prerja ne oksigjen eshtë kryer jashte kushteve teknike pasi gjithmone ne kto depozita punimet jane kryer në prezence te zjarrfikseve
Ne vendngjarje forca të zjarrfikseve të Mallakastrës e Fierit që bën të mundur shuarjen e zjarrit.

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, tek ish Uzina e përpunimit të naftës, gjatë punës për çmontimin e një depozite, si pasojë e mbetjeve të naftës në depozitë është shkaktuar zjarr.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME