Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë qytetarin G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ai ka aksidentuar duke i sjellë vdekjen punonjësin e policisë Agron Sabën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”. Automjeti tip “Opel” me drejtues 58-vjeçarin Agron Saba, është përplasur nga automjeti tip “Benz” me drejtues individin G. H., 27 vjeç.
Gjithashtu është nisur hetimi për procedimin penal të katër qytetarëve të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.