Fier – Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi janë kapur në flagrancë me 17 thasë të mbushur me lëndë narkotike.
Sipas policisë në pranga kanë përfunduar: 44-vjeçari me iniciale Zylyftar (Pëllumb).Vizani, 22-vjeçari Paris Vizani dhe 27-vjeçari Esat Veizi, banues në Baltëz, Fier. Ndërsa po procedohen në gjendje të lirë 2 të mitur, të moshave 14 dhe 16 vjeç, banues në Baltëz, Fier. Ata akuzohen se janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Mësohet se të arrestuarit kanë tentuar të hidhnin sasinë e lëndëve narkotike në lumë pasi kanë parë shërbimet e policisë. Ndërkohë, uniformat blu i kanë sekuestruar 17 thasë të mbushur me kanabis, me peshë totale 167 kg.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materialet u sekuestruan 2 peshore, gërshërë, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.