Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAkuzat për Ballën/ Rama: I ruhem gjysmë të vërtetave, vetëm faktet

Akuzat për Ballën/ Rama: I ruhem gjysmë të vërtetave, vetëm faktet

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe për akuzat ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se ka kontaktuar me eksponentë të krimit në Elbasan dhe se ka qenë në një periudhë kohe në përgjim. Rama tha se nuk merret me spekulime. Ai shtoi se e vërteta bazohet në fakte.

“Si mund të ketë një të vërtetë përveç asaj që bazohet në fakte. Unë i besoj fakteve. Nuk merrem me llafe, thashatheme, spekulime dhe i ruhem gjysmë të vërtetave se ato janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve që të sjellin fakte, që nga koha e Romës kështu ka qenë. Për të marrë nëpërgojë, zhgërryer e baltosur emra njerëzish, për ta paraqitur këtë vend si të zhgërryer, ka plot që e bëjnë, por jo unë”-tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME