Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia arreston një shtetas, 3 të tjerë i heton në gjëndje të...

Policia arreston një shtetas, 3 të tjerë i heton në gjëndje të lirë

DVP Fier / Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. M., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se duke shkuar në ambientet e punës së ish-bashkëshortes së tij, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga gjykata, ndaj tij;

-M. T., 53 vjeçe, banuese në Mbyet, pasi dyshohet se ka goditur shtetasen E. Ll., 42 vjeçe, gjatë një konflikti me të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen S. B., 49 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen L. Xh., 62 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME