Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAPolicia e Kosovës hyn në manastirin e Banjskës, disa të vrarë

Policia e Kosovës hyn në manastirin e Banjskës, disa të vrarë

Mediat e Kosovës janë duke raportuar gjerësisht se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka marrë nën kontroll Manastirin e Banjskës në Zveçan. Sipas të njëjtave burime disa prej sulmuesve janë vrarë.

Zyrtarisht më herët u tha se 3 agresorë janë të vrarë, një sulmues është arrestuar dhe 4 të tjerë janë kapur me radiomarrëse të lidhur me grupin e armatosur.

Pas vrasjes së një efektivi të policisë së Kosovës, grupi kriminal i armatosur i përbërë prej mbi 30 personave ishte pozicionuar në Manastirin e Banjskës.

Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë duke i rrethuar dhe më pas ka ndërhyrë duke i eliminuar ata. Më herët mediat transmetuan pamje të 2 prej agresorëve të plagosur. 

Kosovës
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME