Policia Fier në 24 orët e fundit

Lushnjë – Lëvizte i armatosur në qytet, shpallet në kërkim një 21-vjeçar. Arrestohen 5 të rinj, shokë të 21 vjeçarit, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen një armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri në qytet, dhe se ndodhej në një lokal bashkë me disa shokë të tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar lokalin, një bar-kafeje në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku dyshohej se ndodhej shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë për arrestimin tij.
Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë gjetur në xhepin e një xhupi, që ishte lënë në nga karriget e tavolinës ku ndodheshin 5 të rinjtë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi i personit që posedonte xhupin dhe armën e zjarrit , konkretisht shtetasi M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte larguar pak minuta më parë për në një berberhane dhe do kthehej përsëri.
Po në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit Eri Kasapi 20 vjeç, Saviol Shehu, 24 vjeç, Gledion Mullai 21 vjeç, Helio Toli 20 vjeç dhe Lusian Sulo 22 vjeç, të gjithë banues në Lushnjë, të cilit ishin në një tavolinë me shtetasin Marlind Sulo dhe nuk treguan se kujt i përkiste xhupi dhe arma duke penguar Policinë në veprimet e saj.
Po në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Marlind Sulo u gjet municion luftarak (fishekë).
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë, municioni luftarak, 1 automjet dhe 5 aparate celularë.
Vijon puna për kapjen e 21 vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të 5 shtetasve të arrestuar, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit Marlind Sulo të shpallur në kërkim.
Veprime të tjera të policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin L. B., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Sh., 33 vjeç, dhe A. T., 58 vjeç, të dy banues në Fier, pasi kanë kryer punime pa leje.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. L., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi ka marrë një automjet me qira, nuk ka kryer pagesën dhe e ka dëmtuar.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. T., 22 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, pasi ka goditur me grushte një shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.











