Fier – Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Plyk, Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja”, në automjetin të cilin drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lënde të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 39 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi Sh. H., banues në Fier, se në datë 30.06.2023 është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi L. H., 33 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçarit.
U referuan materialet në Prokurori pasi në Divjakë, në banesën e shtetasit L. Sh., 50 vjeç, dyshohet nga dritarja e cila ka qënë e hapur, kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.