Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia rrugore Fier vendos mbi dy mijë gjoba.

Policia rrugore Fier vendos mbi dy mijë gjoba.

Policia Rrugore Fier – Kontrolle nga Policia Rrugore të përqëndruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore Fier ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, 4 shtetas, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2363 drejtues mjetesh.

1005 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 197 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

191 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 413 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 105 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 2 të tjera për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 46 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 475 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME