AKTUALITETKRYESORE

Policia sekuestron kokainë, canabissativa dhe eksploziv. Prangos tre persona (vidio)

Lushnjë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Penaliteti”. Sekuestrohen sasi Kokaine dhe Cannabisi, lëndë eksplozive dhe armë e ftohtë.

Në pranga 3 shtetas dhe në hetim 1 tjetër, të cilët posedonin lëndët narkotike, me qëllim shitjen, si dhe sendet e tjera të kundërligjshme.

Komisariati i Policisë Lushnjë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e rrethit, finalizoi në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Fier, operacionin “Penaliteti”. Gjatë operacionit:

•u arrestua shtetasi Evis Lace 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën një sasi Cannabisi dhe kallëp lënde e dyshuar eksplozive artizanale;
•u arrestua shtetasi Ronaldo Kiptiu 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën doza Cannabisi dhe përforcues grushti;
•u arrestua shtetasi Adi Mema 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi Kokaine;
•u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën dhjetëra doza Cannabisi, të cilat nga hetimet e deritanishme rezulton se do t’i shiste në afërsi të shkollave të qytetit të Lushnjës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button