Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia shoqëronë dhe hetonë në gjendje të lirë 3 shtetas

Policia shoqëronë dhe hetonë në gjendje të lirë 3 shtetas

Fier – Policia Fier ka shoqëruar e më pas po heton në gjendje të lirë tre shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Elidon Jupe 26 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 54 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. K., pasi në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, Lushnjë, shtetasi M. V., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi B. K dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi B. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 35 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin R. M., 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME